Aksidenti i rëndë në Rrugën e Kombit/ Makinat përlasen në Skuraj, 7 përsona të lënduar, mes tyre 2 të mitur

14:09, 19/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor është regjistruar në segmentin e Rrugës së Kombit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka shkaktuar lëndimin e dy personave.

Sipas informacioneve paraprake, personat që ndodheshin brenda mjetit kanë mbetur të bllokuar pas përplasjes, duke kërkuar ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës për nxjerrjen e tyre.

Pas ndërhyrjes, të lënduarit janë marrë nga shërbimet mjekësore dhe janë transportuar për kontroll e trajtim të mëtejshëm. Mësohet se gjendja e tyre nuk paraqitet e rrezikshme për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe shkakun që solli përplasjen.

Njoftimi:

Milot/Informacion paraprak

Më datë 19.07.2026, rreth orës 11:00, në aksit rrugor Rrëshen–Skuraj, në vendin e quajtur Fang, automjeti me drejtues shtetasin D. L. është përplasur me automjetin tjetër me drejtues shtetasin A. L. 

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët Y. L., K. L. dhe A. L., si dhe dy të mitur, 12 vjeç dhe 9 vjeç. 

Të dëmtuarit janë transportuar për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco