Kavajë/ Mbajtën të mbyllur punonjësit e Tatimeve në një resort në Golem, arrestohen administratori dhe katër punonjës

Kavajë/ Mbajtën të mbyllur punonjësit e Tatimeve në një resort në Golem, arrestohen administratori dhe katër punonjës

12:07, 19/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Kavajës ka arrestuar pesë persona, të dyshuar për mbajtjen të mbyllur të punonjësve të Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve brenda ambienteve të një resorti në Golem.

Në pranga kanë rënë:

  • Saimir Ndreca, 34 vjeç, administrator i resortit;
  • Zaho Jaçaj, 56 vjeç, shef finance;
  • Artan Kasa, 56 vjeç, shef i sigurisë;
  • Hamid Sula, 64 vjeç, punonjës i sigurisë;
  • Bujar Agolli, 57 vjeç, punonjës i sigurisë.

Sipas policisë, ata akuzohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Arrestimet u kryen pas kallëzimit të bërë nga punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilët deklaruan se më 18 korrik 2026, gjatë ushtrimit të detyrës, janë penguar dhe janë mbajtur të mbyllur për një kohë të konsiderueshme brenda ambienteve të resortit.

Njoftimi i policisë:

Mbajtën të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të një resorti në Golem, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, vihen në pranga administratori dhe 4 punonjës të tjerë të resortit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, pas kallëzimit të bërë nga punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë", shtetasit:

S. N., 34 vjeç, administrator i resortit;

Z. J., 56 vjeç, shef finance në resort;

A. K., 56 vjeç, shef i sigurisë së resortit;

H. S., 64 vjeç, punonjës i sigurisë së resortit;

B. A., 57 vjeç, punonjës i sigurisë së resortit.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 18.07.2026, kanë penguar dhe kanë mbajtur të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të një resorti në Golem, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilët ishin duke ushtruar detyrën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco