80 -vjeçari që ka votuar PS, kujdeset për djalin e sëmure e rrit dy jetimë: Kjo qeveri duhet të ikë...

09:30, 19/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Historia prekëse e 80-vjeçarit nga Ruzhdija që mban i vetëm familjen, kujdeset për djalin me aftësi të kufizuara dhe rrit dy nipërit jetimë. Kam votuar Ramën thotë ai për gazetarin e Syri tv, por kjo qeveri duhet të ikë sa më parë.

Në fshatin Ruzhdijë të bashkisë Patos jeton 80-vjeçari Xhemil Karari, një pensionist që prej vitesh mban i vetëm peshën e familjes. Çdo ditë ai kujdeset për djalin e tij 47-vjeçar, invalid i grupit të dytë, si dhe për dy nipërit jetimë që vazhdojnë shkollën e mesme.

Historia e familjes nisi vite më parë, kur djali i tij u dhunua në kufi nga një grup grabitësish gjatë një tentative për të emigruar drejt Greqisë rreth vitit 1998. Pas asaj ngjarjeje ai humbi aftësinë për të bërë një jetë normale. Më vonë, bashkëshortja e tij ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë, duke lënë dy fëmijët jetimë. Edhe bashkëshortja e Xhemilit nuk jeton më, duke e lënë të moshuarin të përballet i vetëm me të gjitha vështirësitë.

Me një pension modest dhe ndihmën që përfiton djali, Xhemili thotë se të ardhurat nuk mjaftojnë për të përballuar shpenzimet e pesë anëtarëve të familjes, sidomos ato të shkollimit të dy nipërve. Ai tregon se ka qënë disa herë në Këshillin bashkiak Patos është ankuar por askush nuk i ka dëgjuar ankesat e tij. Ligjet i njef mirë se 10 vjrt ka qënë anëtar i këshillit komunës Ruzhdie.

Në moshën 80-vjeçare, ai punon tokën, kujdeset për bagëtitë, gatuan, lan rrobat dhe asiston çdo ditë djalin e sëmurë.

Xhemili flet i revoltuar për padrejtësinë kur thotë se kam qënë i majt, kam votuar socialistët dhe Edi Ramën, por nuk i meriton kjo qeveri as votat e familjes time dhe as të socialistëve të thjeshtë.

Përmes kësaj historie, ai u bën apel institucioneve që të shtojnë mbështetjen për familjet në vështirësi, në mënyrë që nipërit e tij të mos ndërpresin shkollën për shkak të pamundësive ekonomike.

Institucionet shtetërore të rishikojnë mbështetjen financiare për familjet në kushte të tilla, në mënyrë që nipërit e tij të kenë mundësi të vazhdojnë shkollimin dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë, ndërsa ai të mund ta përballojë me dinjitet barrën e rëndë që mban prej vitesh./Xhemil Beharaj – Syri tv/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco