Aksident në Rrugën e Kombit pranë Rubikut, dy persona nxirren të lënduar nga automjeti

11:41, 19/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor është regjistruar në Rrugën e Kombit, në afërsi të Rubikut, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

Si pasojë e përplasjes, është ndërhyrë për nxjerrjen e dy personave që kishin mbetur të bllokuar brenda automjetit. Ata janë transportuar për të marrë ndihmën mjekësore dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco