Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

17:01, 05/05/2024
A+ Aa A-

 

Kur flitet për Megan Fox, padyshim një nga tiparet që nuk mund të injorohen, janë flokët e saj të gjatë e të zinj

Megan Fox i është rikthyer pamjes me flokët e zi, bashkë me një prerje të re bob, duke iu bashkuar trendit më “in” të momentit dhe duket yll.

Fotot i ka publikuar vetë ajo në Instagram duke shkruar: “Ajo është prapë brune”.

Kjo është pamja që Fox ka pasur më shumë në jetën e saj, madje për shumë kohë, njihej lehtësisht vetëm prej flokëve të errët.

Rikthimi i zeshkanes më të njohur në Hollywood, vjen pas disa muajsh eksperimentime, që Megan bëri.

Nga ngjyra e kuqe e zbehtë, te roza pastel e më pas në blu, ylli i “Transformer” u komentua shumë nga njerëzit.

“Dua edhe unë t’i pres flokët tani”, shkruan një komentues; “Gruaja më e bukur”, shkruan një tjetër; “Dukesh shumë bukur brune”, i thotë një i tretë.

Mjaft seksi edhe këtë herë, ja si duket Megan Fox:

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco