Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

12:19, 05/05/2024
A+ Aa A-

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit, një periudhë frymëzuese si krijues, por edhe përkushtuese ndaj vajzës...

Timbri i mprehtë i zërit të tij i dha trup e formë “One Direction”, që të bëhej një nga grupet më të shitura të djemve në botë të të gjitha kohërave.
U bë kohë që kur Zayn Malik, hoqi mbiemrin e tij dhe gjithë pushteti u fokusua te “Zayn”, si një çlirim nga zinxhirët e grupit të djemve.

Zayn, është një rrokje e vetme që ngjall një lloj seksualiteti, që mjegullon në kufirin midis meditimit dhe boshllëkut. Por tani, duket se shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e tij dhe në pritje të albumit të ardhshëm, që publikohet në muajin maj, ai vendos të rrëfejë dhe për jetën e tij të izoluar nga bota e qytetëruar.

Një nga yjet më të njohur të popit dhe imazh i modës, Zayn Malik flet për albumin e tij të ri “Room Under The Stairs”, ku artisti zbulon aktin e tij më befasues deri tani: veten e tij.

I izoluar në fermën e tij në Pensilvani, albumi tregton magjinë e tij, përmes një tingulli akustik të zhveshur, tekste rrëfyese për rrëmujën e dashurisë dhe prindërimit, por edhe shumë pyetje ekzistenciale që vijnë me hyrjen në dekadën e katërt të jetës së tij.

Këngëtari i turpshëm flet për emocionet dhe qetësinë shpirtërore, që së fundmi ka bërë të ndihet në paqe me veten.

Ju i shkruat këngët e albumit të fundit i izoluar, si ishte ky procesi krijues duke punuar nga shtëpia?

Kur gjej kohë për veten time, pjesën më të madhe të kohës e kaloj në studio – e cila është si një kabinë ku kur hyj ndihem në një univers tjetër. Gjithçka ka nisur vite përpara, duke mbivendosur punë e projekte, derisa ato të dilnin më së miri. Fillimisht vendosja të dëgjoja albumin tim të mëparshëm dhe të kuptoja pse njerëzit e dëgjojnë, ose pse jo. Pastaj duke parë defektet, nisja e mendoja nga e para si të përmirësohesha. Kjo periudhë më ka ndihmuar, të kaloj kohë edhe me vajzën time gjithashtu.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco