'Po kalojnë një ferr', stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në Pallat pasi princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

'Po kalojnë një ferr', stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në Pallat pasi princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

10:27, 05/05/2024
A+ Aa A-

Bashkëpunëtorja e ngushtë e çiftit Kate Middleton dhe Princi Ëilliam,  Amaya Arrieta tha se po kalojnë një ferr.

Arietta, e cila është stiliste e tre fëmijëve të çiftit princëror, bëri deklaratën pasi princesha u diagnostikua me kancer.

“Janë të shkatërruar për momentin, mendoj se po kalojnë në ferr. Është vërtet personale”, ka thënë ajo për median e huaj.

Stilistja e veshjeve për fëmijë, e cila zotëron kompaninë me të njëjtin emër Amaia, deri më tani i është shmangur zbulimit të informacioneve për çiftin.

Ndërsa është e paqartë se çfarë e shtyu atë të bënte këtë zbulim, pasi princesha vazhdon t’i nënshtrohet kimioterapisë për gjendjen e saj, komentet e saj lë të kuptohet për seriozitetin e situatës.

Arietta deklaroi se për veshjen e fëmijëve bashkëpunon ngushtë me dadon aktuale të fëmijëve, Maria Borralo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco