Rolling Stones do të mbajë turne në vitin 2024! Zbulohen datat!

Rolling Stones do të mbajë turne në vitin 2024! Zbulohen datat!

16:10, 22/11/2023
A+ Aa A-

Grupi legjendar i rrok-it “Rolling Stones” kanë njoftuar se do të dalin sërish në koncert në vitin 2024 për të promovuar albumin e tyre të 24-të të publikuar së fundmi “Hackney Diamonds”.

Grupi i udhëhequr nga Mick Jagger, Keith Richards dhe Ronnie Wood do të performojë më 16 qytete në SHBA dhe Kanada, duke përfshirë Las Vegas, Chicago, Massachusetts, Cleveland, Los Angeles.

[Rolling Stones do të mbajë turne në vitin 2024! Zbulohen datat!]

Turneu do të fillojë në Hjuston më 28 prill dhe do të përfundojë më 17 korrik në Santa Clara, Kaliforni. Grupi legjendar u shfaq muajin e kaluar, në një klub në west Side të Manhattan, duke prezantuar albumin e tyre të ri.

Ata luajtën për 25 minuta, duke interpretuar gjashtë këngë para 500 të ftuarve. “Hackney Diamonds” është albumi i parë i grupit që nga vdekja e bateristit Charlie Watts në 2021.

Biletat për turneun e ardhshëm do të dalin në shitje më 1 dhjetor. Para publikimit të Hackney Diamonds muajin e kaluar, grupi mbajti një koncert në klubin Racket në New York City, ku anëtarët Mick Jagger, Keith Richards dhe Ronnie Wood performuan këngë duke përfshirë "Sshattered", "Angry", "Whole Wide World" dhe "Jumpin' Jack Flash

Shihni më poshtë për listën e plotë të datave të turneut të “Rolling Stones":

28 Prill - Houston, TX 

2 maj - New Orleans, LA 

7 maj - Glendale, AZ 

11 maj - Las Vegas, NV 

15 maj - Seattle, WA 

23 maj - East Rutherford, NJ

30 maj - Foxborough, MA 

3 qershor - Orlando, FL 

7 qershor - Atlanta, GA 

11 qershor - Filadelfia, PA 

15 qershor - Cleveland, OH

20 qershor - Denver, CO

27 qershor - Çikago, IL 

5 korrik - Vankuver, BC 

10 korrik - Los Angeles

17 korrik - Santa Clara, CA 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco