Ekrani ku do ta shohim Visjan Ukcenajn, pas mbylljes së 'Klanifornisë'!

Ekrani ku do ta shohim Visjan Ukcenajn, pas mbylljes së 'Klanifornisë'!

15:30, 12/08/2023
A+ Aa A-

Aktori i njohur i humorit Visjan Ukcenaj ka qenë i ftuar së fundmi në programin veror “Pushime On Top”, ku ndër të tjera ka folur për jetën e tij profesionale, por edhe për atë private.

Image

Aktori tregoi se për momentin po shijon pushimet me familjen dhe kjo kohë i ka shërbyer për të reflektuar. Ai zbuloi se pas mbylljes së programit të humorit “Klanifornia”, sezonin e ardhshëm do ta shohim në një tjetër ekran, atë të Top Channel.

Image

Visjani mohoi se mund të jetë pjesë e “Dancing with the Stars” apo “Big Brother VIP”, kështu që gjasat janë që ta shohim në programin e humorit “Portokalli”.

Pjesë nga biseda:

Visjan Ukcenaj: Për momentin po shijoj pushimet me familjen, por e gjithë kjo periudhë më ka shërbyer për të reflektuar…

Eni Shehu: Çfarë do të ndodhë me rolet e tua, tani që projekti i mëparshëm përfundoi?

Visjan Ukcenaj: Ato role janë emblematike; se u mbyll “Klanifornia”, s’do të thotë se u mbyll karriera ime… Edhe unë si ju, së shpejti do të jem në Top Channel!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco