Bella Hadid i rikthehet punës pas 5 muajsh mungesë!

Bella Hadid i rikthehet punës pas 5 muajsh mungesë!

14:10, 12/08/2023
A+ Aa A-

Pas problemeve shëndetësore, modelja Bella Hadid i është rikthyer punës.

“Dita e parë e kthimit në një set fotografie pas 5 muajsh!”, shkroi ajo teksa ndau me publikun prapaskenat nga xhirimet.

Postimi në TikTok mori një lum komentesh nga fansat ku shpreheshin të lumtur që modelja ndihej më mirë.

Modelja ka vite që vuan nga sëmundje “Lyme” simptomat e së cilës janë lodhja, problemet e përqëndrimit, problem me kujtesës, vështirësia për të fjetur por dhe depresioni.

Modelja vuan nga kjo sëmundje së bashku me vëllain e saj dhe të ëmën.

Ky problem shëndetësor renditet si infeksioni më i përhapur në SHBA, pas HIV-AIDS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco