Lajmi i fundit

Ranë në kontakt me energjinë elektrike, vdes pronari i hotelit, 2 punonjës në gjendje të rëndë

Që të mos lidhesh më me njerëz toksikë: 6 mënyra si t'i shmangësh

Që të mos lidhesh më me njerëz toksikë: 6 mënyra si t'i shmangësh

13:38, 12/08/2023
A+ Aa A-

Le të jemi të sinqertë, të gjithë kemi pasur të bëjmë me njerëz dhe lidhje toksike, por pasi e kemi marrë veten, e kemi kuptuar se është e rëndësishme që të identifikojmë marrëdhënien dhe personin toksik, në mënyrë që të ndërpresim ciklin përmes këtyre formave:

Duke komunikuar kërkesat e tua në një marrëdhënie

Komunikimi i qartë të ndihmon që të kuptosh nëse personi tjetër është i duhuri apo jo.

Duke tejkaluar frikën nga refuzimi

Nëse po përjeton frikën e refuzimit, me shumë gjasa nuk do të arrish të komunikosh në mënyrë të qartë ndjesitë dhe mendimet e tua.

Duke mos injoruar “flamujt e kuq”

Nëse i vëren, mos i anashkalo kurrë!

Duke mos marrë misionin që të shërosh të tjerët

Mos harro: Nuk është detyra jote të shërosh të tjerët nga traumat dhe përvojat e së shkuarës.

Duke shmangur marrëdhëniet në të cilat e kërkon respektin me detyrim dhe ku nuk ndihesh kurrë mjaftueshëm

Na beso, qëndrimi në një raport ku duhet të tregosh se ke vlera, është tejet lodhës dhe lëndues.

Duke ndërtuar së pari një marrëdhënie të shëndetshme me mendjen, trupin dhe zemrën tënde

Për këtë të ndihmojnë: ndjekja e pasioneve të tua, kujdesi për veten dhe vendosja e kufijve me të tjerët. Sigurisht, edhe respektimi i këtyre të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco