Pse Madonna, Kim, J.Lo etj. duan të stërviten me të? Ja metoda e trajneres personale të yjeve

13:26, 12/08/2023
A+ Aa A-

Jennifer Lopez, Kim Kardashian, Gwyneth Paltrow, Madonna janë vetëm disa nga klientët e saj më besnikë, që metodën TA e kanë kthyer në një mënyrë jetese.

Kush është Tracy Anderson dhe pse të gjithë yjet duan të stërviten me të!

Nëse ka një gjë për të cilën bien dakord yjet e Hollivudit, është se metoda Tracy Anderson është një nga modelet më efektive të stërvitjes dhe mirëqenies. Duke e kthyer në një institucion në botën e fitness-it, shumë të famshëm i janë bashkuar programit të krijuar nga Tracy Anderson. E para ishte Gwyneth Paltrow, e cila pas lindjes së djalit të parë në vitin 2006, ia besoi veten trajneres Anderson, për të mos iu ndarë më kurrë.

Asaj gjatë viteve i janë bashkuar edhe yje të tjerë si Jennifer Lopez, Kim Kardashian, Madonna, Alessandra Ambrosio, Victoria Beckham, Olivia Palermo, të cilat kanë ndjekur udhëzimet e instruktores së njohur.

Sekreti i metodës TA? Vendosja e një ekuilibri midis trupit dhe mendjes, aty ku ky standard mirëqenieje mungon.

Metoda Tracy Anderson(TA), si funksionon dhe stërvitja tipike

Në bazë të lëvizjeve, metoda TA fillon për të gjithë nga e njëjta pikënisje, ku termi "fillestar" nuk tregon nivelin e përvojës së personit që e kryen atë, por objektivin e programit. Rutina e stërvitjes përditësohet çdo 10 ditë, duke u rritur në intensitet dhe përbëhet nga gjashtë herë stërvitje në javë, të gjitha nga një orë secila, në të cilat ju filloni të punoni për aktivizimin dhe forcimin e muskujve shtesë përmes seancave të ushtrimeve kardio.

Lëvizjet e vazhdueshme, aktivizimi dhe përfshirja e trupit dhe mendjes gjatë stërvitjes e bëjnë këtë model stërvitjeje një rrugë të plotë drejt mirëqenies, sepse ju lejon të fitoni ndërgjegjësim më të madh për veten përmes lëvizjes së trupit në hapësirë, siç ndodh edhe me kërcimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco