Gazetarja ngatërron kryetarin e komunës me Blendi Fevziun

Gazetarja ngatërron kryetarin e komunës me Blendi Fevziun

12:59, 12/08/2023
A+ Aa A-

Gjatë një eventi në Kosovë, ku ishin të pranishëm shumë fytyra publike, mes tyre ishte edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini. Por gjatë një transmetimi live, gazetarja e televizionit e prezantoi Gjinin si Blendi Fevziu.

Madje ajo e ftoi para kamerës “Blendi Fevziun” dhe të gjithë u habitën kur u shfaq Ardian Gjini.

Dy gazetarët nuk ia kishin idenë për ngatërresën, derisa ishte vet kryetari i Gjakovës që iu tha se ai në fakt ishte Ardian Gjini e jo Blendi Fevziu.

“Të ngjashëm jemi veç tek koka, sepse nuk kemi flokë”, ishte batuta e kryetarit.

Këtë video e ka komentuar edhe gazetari që shkruan: "Meqenese po ma nisin shume kete video. Eshte fun po fare normale. E para me Ardian Gjinin edhe une e kisha ngaterru veten. E Ardiani me mua me siguri. E dyta kjo na ka ndodh sa here te gjitheve ne ttansmetim live. Po dy gazetaret u treguan shume fun. Bravo".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco