Lajmi i fundit

Ranë në kontakt me energjinë elektrike, vdes pronari i hotelit, 2 punonjës në gjendje të rëndë

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Johnny Depp, miqtë e aktorit të shqetësuar: Abuzon me…

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Johnny Depp, miqtë e aktorit të shqetësuar: Abuzon me…

11:46, 12/08/2023
A+ Aa A-

Aktori i njohur Johnny Depp kohët e fundit nuk ka qenë në një gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas Life & Style, miqtë e tij janë shumë të shqetësuar për shëndetin e tij për shkak të abuzimit të vazhdueshëm me substancat narkotike.

“Miqtë e Johnny-t kanë frikë se gjendja shëndetësore e aktorit po përkeqësohet. Disa pretendojnë se konsumimi i lëndëve narkotike ka ndikuar shumë tek shëndeti i tij.”– ka shkruar Life & Style.

60-vjeçari ka anuluar disa shfaqje të grupit të tij muzikor ‘Hollywood Vampires’, i cili përbëhet nga Alice Cooper dhe Joe Perry.

Koncerti i grupit muzikor në Budapest me 18 korrik u anulua më për shkak se Depp u gjet në një gjendje të rëndë shëndetësore në dhomën e tij të hotelit.

“Shokët e tij të grupit ishin të zemëruar, por edhe të shqetësuar,” raportoi Life & Style . “Johnny nuk di të ndalet.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco