Kevin Costner shkoi në koncertin e Taylor Swift dhe e deklaron veten zyrtarisht  'Swiftie'

Kevin Costner shkoi në koncertin e Taylor Swift dhe e deklaron veten zyrtarisht 'Swiftie'

11:44, 12/08/2023
A+ Aa A-

Kevin Costner është gjithashtu "zyrtarisht një Swiftie", domethënë një fans i Taylor Swift , pasi ai mori pjesë në koncertin e këngëtares në Los Angeles.

Ylli i Hollivudit mori pjesë në koncertin në stadiumin SoFi me vajzën e tij.

Aktori, i cili luan në filmat 'The Bodyguard', 'Dance With Wolves' dhe në serialin hit 'Yellowstone', tha se ishte 'i mahnitur' nga këngëtarja dhe performanca e saj.

Taylor Swift performoi gjashtë koncerte në stadiumin SoFi në Inglewood dhe njoftoi se një regjistrim i ri i albumit të saj të vitit 2014 '1989' do të publikohet më 29 tetor.

Costner shkroi në Instagram:

“Videot e mia janë të paqarta, por kam kaluar një kohë të mrekullueshme me vajzën time në shfaqjen @taylorswift. U emocionova kur pashë që arti i saj të bashkonte kaq shumë njerëz. Një natë që më frymëzoi. Unë jam zyrtarisht një Swiftie!”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco