Lajmi i fundit

Ranë në kontakt me energjinë elektrike, vdes pronari i hotelit, 2 punonjës në gjendje të rëndë

Foto me rrobabanjo të bardha, fansat për JLo: 'Gruaja më e bukur në botë'!

Foto me rrobabanjo të bardha, fansat për JLo: 'Gruaja më e bukur në botë'!

09:34, 12/08/2023
A+ Aa A-

Disa fansa të zjarrtë nxituan ta etiketojnë Jennifer Lopezin si gruan më të bukur në botë, pasi artistja u shfaq me rrobabanjo të vogla të bardha dhe një trup të tonifikuar në fotote saj të fundit. Jo të gjithë ndjekësit megjithatë ishin në një mendje me këtë përcaktim, pasi disa prej tyre, ndonëse e pranojnë që JLo duket mirë për moshën e saj, thanë se një etiketim i tillë është i ekzagjeruar. Lopez tregoi format e saj dhe te pasmet e famshme teksa pozoi për një fotosesion gjatë pushimeve verore në Bregun Amalfi ne Itali.

Kostumi elegant i banjoes se JLo-së përmbante një pjesë të sipërme trekëndore dhe nje bikini te vogel ne forme tanga që shfaqte krejtesisht fundshpinen e saj.

Image

Ajo u mbrojt nga dielli përvëlues pas një palë syzeve të diellit dhe kishte mbështjellë një shall elegant shumëngjyrësh rreth kokës. Jennifer e shfrytëzoi sa më shumë ambientin e saj luksoz dhe shijoi një gotë verë të ftohtë si dhe fruta të freskëta pas realizimit të fotografive.

Më vonë gjatë ditës, J-Lo u pa teksa u bashkua me miqtë për një drekë të mrekullueshme në Ristorante Lo Scoglio.Jennifer dukej elegante me një fustan me lule, teksa i mbante flokët e saj te leshuar ne forme valesh.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco