Supermodelet pozojnë (sërish) për Vogue dhe duken po aq ikonike sa 30 vite më parë

Supermodelet pozojnë (sërish) për Vogue dhe duken po aq ikonike sa 30 vite më parë

09:21, 12/08/2023
A+ Aa A-

Ka modele, por ka edhe supermodele! Këto të fundit janë pa diskutim yjet e viteve ’80, të cilat edhe sot vijojnëtë jenë po aq ikonike dhe magjepsëse. Po flasim për Naomi Campbell, Cindy Crawford, Linda Evangelista dhe Christy Turlington, të cilat rikrijuan kopertinën e muajit janar 1990 për Vogue, pas më shumë se 30 viteve.

Image

Kopertina e vitit ’90 u krijua nga idetë brilante të fotografit Peter Lindbergh, i cili zgjodhi t’i sillte supermodelet sa më natyrale dhe minimaliste. Të veshura me xhinse, bluza të zeza, flokë që i valëviste era dhe buzëqeshje të ëmbla dhe plot vetëbesim, vajzat pozuan dhe shkëlqyen.

33 vite më vonë, Vogue vendosi të ribashkojë supermodelet dhe po, dukeshin elegante, chic dhe na rikujtuan edhe njëherë se pse mbajnë kurorën në industrinë e modës. Në foto mungonte mungon Tatjana Patitz, e cila fatkeqësisht, ndërroi jetë në janar të këtij viti.

Image

Vajzat pozuan për Vogue, duke lajmëruar edhe se shumë shpejt ne do të kemi mundësi të shohim dokumentarin “The Super Models” (“Supermodelet”), i cili do të na rrëfejë jetën dhe karrierën e secilës prej vajzave më të famshme të atyre viteve, përmes intervistave dhe përjetimeve të tyre.

Image

“The Super Models” do të tregojë fillimin e një industrie që rrëmbeu vëmendjen e botës dhe grave qëndryshuan të gjitha rregullat në ‘lojën’ e modelingut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco