Filmi ‘Barbie’ kthen në trend dy emra bebesh

Filmi ‘Barbie’ kthen në trend dy emra bebesh

08:59, 12/08/2023
A+ Aa A-

"Përshëndetje, unë jam Barbie" dhe "unë jam thjesht Ken" mund të bëhen shprehje të dëgjuara jo vetëm në film, por edhe në jetën reale, pasi shumë prindër po e konsiderojnë si ide zgjedhjen e këtyre emrave për fëmijët e tyre.

Kërkimet për emrin Barbie dhe Ken janë ngritur në qiell, sipas faqes së kërkimit për emra fëmijësh, Nameberry.

Filmi “Barbie” i regjisores Greta Gerwig ka qenë një sukses absolut duke thyer shumë rekorde në kinematë botërore, por duket se filmi do të jetë përgjegjës edhe për kthimin në modë të emrave Barbie dhe Ken si të preferuar për fëmijë. 

Faqja e njohur për emrat e foshnjave, Nameberry i tha “People” se kërkimet për emrin "Barbie" (shkurt për Barbara) janë rritur me 603% që kur traileri i parë i filmit debutoi në internet, ndërsa shikimet e faqeve për emrin "Ken" (shkurtimi për Kenneth) kanë pësuar rritje prej 293%.

Barbie aktualisht renditet në vendin 1,896 në listën e emrave të njohur të vajzave, ndërsa Kenneth është në vendin e 113-të në listat për emrat kryesorë të djemve.

Image

Barbie, si një emër për vajza?

Barbie është në të vërtetë shkurtimi për emrin Barbara. Nëse e keni parë filmin, do të kuptoni se kukulla në fakt ka marrë këtë emër prej gruas që e krijoi kukullën, Ruth Handler. Që nga muaji prill, kur u shfaq traileri i parë, kërkimet nga ata që presin të bëhen me fëmijë duke marrë parasysh nëse Barbie është emri i duhur për vajzën e tyre janë rritur me 603%.

Image

Unë jam thjesht, Ken

Ken vjen nga emri skocez Kenneth, do të thotë "i pashëm".

Ashtu si shoqja e tij Barbie, emri Ken ishte më i popullarizuari në vitet 1960, por pësoi rënie më pas.

Por, popullariteti i emrit Ken, pas interpretimit në filmin “Barbie” është rritur me 293%, si zgjedhje e mundshme për bebe djem.

Po ju si si mendoni? Do e zgjidhnit emrin Barbie për vajzën e porsalindur dhe Ken për djalin tuaj?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco