Rrëfimi i Kylie Jenner për operacionet plastike: S’dua që vajza ime të bëjë të njëjtën gjë me fytyrën e saj

Rrëfimi i Kylie Jenner për operacionet plastike: S’dua që vajza ime të bëjë të njëjtën gjë me fytyrën e saj

20:35, 24/07/2023
A+ Aa A-

Kylie Jenner ka pranuar se ka bërë ndërhyrje në fytyrën e saj e për këtë tregon se ndihet e keqardhur. Në një episod të serialit “Keeping Up With The Kardashians”, ajo është shprehur se do donte shumë që të mos kishte bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë, por rrëfen se kjo ka ardhur si pasojë e presionit të opinionit publik.

“Më keni kapur veshët dhe më keni thënë se dukem si Dopey, një nga shtatë xhuxhët e Borëbardhës. Kjo pasiguri më mbeti me vite të tëra, derisa pashë që vajza ime trashëgoi të njëjtën formë veshi. Kur i pashë tek ajo, i doja dhe kështu munda t’i dua tek unë”, tha 25-vjeçarja.

“Nuk dua që vajza ime të bëjë gjërat që kam bërë unë. Do të doja të mos kisha prekur kurrë asgjë [në fytyrën time ]”, shtoi Kylie.

Shumë nga fansat e Kylie vlerësuan përpjekjet e saj për të nxjerrë në pah problemet e shkaktuara nga standarde të tilla joreale të bukurisë. Mirëpo nga ana tjetër, disa të tjerë janë ende skeptikë pasi kujtojnë se si Kylie i ka mohuar për vite me radhë që ka fryrë buzët, duke shtuar pasigurinë te shumë vajza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco