Çfarë i ndodhi? Billie Eilish shfaqet e përlotur në rrjetet sociale

Çfarë i ndodhi? Billie Eilish shfaqet e përlotur në rrjetet sociale

17:23, 24/07/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja Billie Eilish ka postuar në llogarinë e saj personale në Instagram foto në të cilën shihet e përlotur duke përqafuar Pepper-in, qenin e saj, i cili u nda nga jeta.

Ajo postoi gjithashtu një portret të ëmbël familjar me babin, mamin dhe vëllain e saj Finneas duke buzëqeshur para kamerës me një njollë të zezë të pikturuar rreth syrit të tyre të djathtë, njësoj si ajo që Pepper kishte.

‘Piper. Shoku më i mirë për gjithë jetën time. Do të shihemi sërish një ditë vajzë e dashur. Ke bere 15 vjet. Unë të dua. Pusho në paqe, do të më mungosh përgjithmonë‘- Me këto fjalë, Billie Eilish i tha lamtumirë qenit të saj prej 15 vitesh, Pepper.

Pavarësisht vështirësive në jetën e saj personale, jeta profesionale e Eilish vazhdon të lulëzojë.

Kënga më e fundit e fitueses Grammy “What Was I Made For?” është një nga këngët e paraqitura në filmin e Greta Gerwig, Barbie. Në një intervistë me prezantuesin e Apple Music 1, Zane Lowe, Eilish së fundmi zbuloi se kënga u shfaq kur ajo dhe vëllai i saj po përjetonin një ” frustrim”.

“Ne ishim vërtet në një pikë ku ndiheshim sikur e kishim humbur dhe po pyesnim nëse mund ta bënim më këtë. Unë isha 15, 16, 17 vjeç dhe ai është adoleshent, mund të imagjinoni mendimet dhe dyshimet tona”.

Për fat të mirë për Eilish, Barbie dhe regjisorja e filmit Greta Gerwig “e nxorën në dritë” këngën.

“Unë me të vërtetë nuk dua që të duket si arrogante, por bëj atë që bëj, që as nuk e di se çfarë është. Është sikur po shkruaj për veten time dhe as nuk e di ”, është shprehur këngëtarja në një intervistë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco