'Bëhu i fortë në këtë botë të pisët'/ Elton Deda i bën urimin e veçantë të birit

'Bëhu i fortë në këtë botë të pisët'/ Elton Deda i bën urimin e veçantë të birit

16:46, 24/07/2023
A+ Aa A-

Kantautori i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, Elton Deda ka zgjedhur që ta urojë publikisht djalin e tij në ditën e lindjes.

E teksa sot ai feston 18-vjetorin e tij, këngëtari ka publikuar foton ku shfaqet krahë djalit të tij Frojdit. Në urimin e tij, Eltoni nuk lë pa përmendur ish-bashkëshorten e tij, e cila kujdeset për djalin e tyre.

“Kam dy djej. Njëri dhe më i rendesishmi është ky! Djali im, shoku im. Sot ai ka ditelindjen! 18 vjeç, nuk është shaka. Të dua shumë miku im. Bëhu i fortë në këtë botë të pisët! Jola, faleminderit për gjithçka, që kujdesesh në çdo detaj për produktin tonë, të jetë sa më i mirë dhe i shendetshëm. Happy Birthday Plako!”, shkruan Elton Deda krahas postimit në Instagram.

Kujtojmë se Deda dhe vajza e aktorit të ndjerë Piro Manit, i dhanë fund martesës 7-vjeçare në vitin 2012.

Pas ndarjes kantautori u rikthye në Shqipëri për tu përkushtuar tek muzika, ndërsa bashkëshortja e tij vazhdoi jetën në Amerikë së bashku me Frojdin.

Në atë kohë ish-çifti u komentua për lidhje të fortë dhe pasionante me njëri-tjetrin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco