Kejvina: Kiara po e shkatërron Luizin, fama po e shkatërron Kiarën

Kejvina: Kiara po e shkatërron Luizin, fama po e shkatërron Kiarën

17:14, 05/04/2023
A+ Aa A-

Spektakli i mbrëmshëm i Big Brother VIP Albania solli situate dhe zhvillime të reja.

Krisja e miqësisë në mes të Efit, Kiarës dhe Luizit ngjalli debatet të shumta në mes të treshes, por nuk qëndruan anash as banorët e tjerë.

Megjithatë, debatet e forta në mes tyre morën reagime të ndryshme edhe jashtë shtëpisë së famshme duke u komentuara në mënyra të ndryshme.

Një mendim për këtë e dha edhe modelja dhe ish-banorja e BBVA, Kejvina Kthella, e cila ka reaguar përmes një postimi të gjatë në llogarinë e saj në Instagram.

Sipas Kejvinës reagimi i ashpër i Kiarës ndaj Efit ka të bëjë me një xhelozi femërore dhe se publiku e do atë më shumë se moderatoren.

Tutje modelja tha se nuk duhet harruar fakti që Luizi ka 102 ditë brenda shtëpisë së famshme dhe është i dërrmuar psiqikisht.

Kejvina tha se Luizi është verbuar nga dashuria për femrën e gabuar, pasi sipas saj Kiara po e shkatërron këngëtarin.

“Kiara nuk ka asgjë më shumë veçse xhelozi për Efin se e do publiku e nuk e kapëlldin dot faktin që Efi e kapi lojën para asaj… që është më e zgjuar se ajo! E ka personale me Efin edhe jo në kuadër të lojës (inate gocash e dini vet ju). Ndërsa Efi nuk ka pse mërzitet se nuk e gjeti Luizin si më përpara se kanë kaluar më shumë se dy muaj nga dalja e saj edhe ka ndryshuar loja. Në fund të ditës mos të harrojmë që Efi hyrjen në Big Brother e bëri me mikeshën e saj të jetës Mikelen e jo të bigut edhe kur erdhi puna të loja kërkoj të ndahet nga ajo. Ashtu si mos të harrojmë se Luizi ka 102 ditë aty brenda edhe është i dërrmuar psikologjikisht edhe siç erdhi situata me hyrjen e banorëve të rinj ai vendosi t’i besoj të dashurës së tij për të kuptuar më shumë, por e dashura e tij e ka mendjen te fama jo të dashuria për të. Në fund të ditës çfarë faji ka Luizi këtu që është verbuar e po dashuron femrën e gabuar? Çfarë faji ka Luizi që i dha gjithçka në tre muaj asaj vajze edhe një here të vetme që Kiarita mund të bënte diçka për Luizin në lojën e tij e shkatërroi gjithçka. Edhe e dini pse? Se ajo mendon vetëm për veten e saj. Kiarita po shkatërron Luizin edhe fama po e shkatërron Kiarën.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco