Adriana Lima bëhet modelja më jetëgjatë e 'Victoria’s Secret'

Adriana Lima bëhet modelja më jetëgjatë e 'Victoria’s Secret'

14:55, 05/04/2023
A+ Aa A-

Adriana Lima, modelja më jetëgjatë e ‘Victoria’s Secret’. Bukuroshja i bë pjesë e markës më të njohur të veshjeve intime në vitin 1999 e deri në 2018.

41-vjeçarja dhe ‘Victoria’s Secret’ dhanë lajmin e papritur në rrjetet sociale ku shpreheshin: “Ribashkuar dhe ndjehemi shumë mirë”.

“Jam shumë e emocionuar që do të punoj përsëri me Victoria’s Secret, marka ka qenë gjithmonë si një familje për mua”, tha Lima në një deklaratë.

Image

“Të jesh fytyra e kësaj fushate dhe aromash ikonike është kaq e veçantë sepse komplimenton bukur shkëlqimin e një gruaje, e cila është simbolike e misionit frymëzues të Victoria’s Secret për të festuar çdo grua. Ishte e mahnitshme të ishim sërish në xhirime me të gjithë, dhe ne patëm kohën më të mirë për ta sjellë këtë mesazh në jetë përmes kësaj aromë të përjetshme”, shtoi modelja.

Në mars, marka njoftoi se sfilata e “Victoria’s Secret” po rikthehet pas një ndërprerjeje katërvjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco