Sherr i ashpër pas mesnate në BBV, kërcënime dhe ofendime mes çiftit dhe Efit

Sherr i ashpër pas mesnate në BBV, kërcënime dhe ofendime mes çiftit dhe Efit

14:34, 05/04/2023
A+ Aa A-

Miqësia mes Kiarës e Luizit në raport me Efin mesa duket ka marrë fund dhe mbrëmja pas spektaklit të së martës i “vuri vulën”, pasi ka pasur debate të forta mes tyre.

Image

Sipas Kiares, Efi po përpiqet të bëhet faktor me çiftin dhe se do të përfitojë nga kjo situatë, por në këtë mënyrë nuk ka për t’ia dalë.

Efi nga ana tjetër i tha Kiarës se sjellja e saj është shumë e shëmtuar dhe se ajo nuk ka gojë të flasë me të.

Kjo e fundit tha se është e turpshme që ajo e hap diskutimin që ata kanë jashtë, brenda në shtëpi. Kiara i tha Efit se ajo vetëm ofendon dhe se kjo është pika e saj më e fortë.

Efi tha se Kiara ka frikë dhe nuk e përball dot atë e vetme, pasi nuk e ka fuqinë për të bërë. Ajo shtoi se Kiara mashtron sy më sy.

Mes debatit që po agravohej mes Efit dhe Kiarës, ndërhyri edhe Luizi. Ky i fundit i tha Efit se nëse ajo ka për qëllim ta përdorë këtë situatë si “Kalë Troje”, ai është i aftë ta “djegë” kalin bashkë me të, duke nënkuptuar që ia prish strategjinë nëse do ta bëjë një gjë të tillë.

Luizi kërkoi që Efi ta lërë këtë debat, pasi edhe ai është i përfshirë.

Teksa Kiara po fliste, Efi i kërkoi asaj që ta lërë të shprehet, por debati mes tyre u agravua edhe më shumë.

Kiara i tha Efit se ajo flet më gjuhë rruge, ndërsa Efi i tha asaj se tani ka mësuar të flasë, se më parë nuk dinte të lidhte dy fjalë.

Pjesë nga debati mes tyre:

Kiara: Është e turpshme që këtë diskutim vjen dhe e hap këtu. Duke të konsideruar shoqe, ti e di shumë mirë që prej meje je afruar me Luizin.

Efi: Ça thu mi? E kupton sa e shëmtuar që je bërë qëkur je kthyer

Kiara: Po ti vetëm të ofendosh ti, këtë ke pikën tënde të fortë

Efi: Tani e tutje më ke përballë

Kiara: Pse të kam frikë?

Efi: Ja tani po më shmangesh dhe nuk më lë që të kthej përgjigje. E rihapa temën se doli aty një video dhe…

Kiara: E dinë të gjithë që ti me mua ke qenë shoqe në fillim, mbylle këtë diskutim, se mbete duke folur në njerëz.

Efi: Kur të dalim jashtë do të faktoj unë se ti ke gënjyer, doli një video dhe unë i tashë Luizit se pse më rri ftohtë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco