Lajmi i fundit

Ranë në kontakt me energjinë elektrike, vdes pronari i hotelit, 2 punonjës në gjendje të rëndë

Scarlett Johansson flet për mëmësinë dhe ka një këndvështrim mjaft interesant

Scarlett Johansson flet për mëmësinë dhe ka një këndvështrim mjaft interesant

13:45, 05/04/2023
A+ Aa A-
Aktorja Scarlett Johansson është nëna e dy fëmijëve dhe ka folur për përvojën e rritjes së tyre, veçanërisht për vështirësitë që ka hasur gjatë periudhës kur e bija, Rose, tanimë 8 vjeç, ishte ende e vogël.
 
“Është si të jesh në një marrëdhënie që të abuzon emocionalisht”, tha me shaka Scarlett dhe vijoi, “Është shumë e vështirë. E mbaj mend vajzën time kur ishte 2 vjeç dhe thosha: ‘E gjitha kjo është fantastike! S’e kuptoj për çfarë flasin të tjerët’ dhe pastaj ajo shkoi 3 dhe ishte si të përjetoja një lidhje që më abuzonte emocionalisht”, tha Scarlett.
 
Ajo vijoi:“Është shumë intense! Ka ndryshime emocionoale shumë intense dhe është çmenduri”, por nga ana tjetër, theksoi se edhe pse fëmijët janë një sfidë e vërtetë, sërish, është e adhurueshme të kesh një bebe.
 
“Ata janë kaq të lezetshëm. Ulen atje, të duan dhe kaq. Dhe duket sikur kaq merr, dashurinë e tyre”.
 
Ajo foli gjithashtu edhe për karrierën dhe se si vendosi prioritete të reja. “Punoj zakonisht për 15 orë në ditë dhe nëse punoj për diçka, më duhet t’i zhvendos të gjithë dhe për fëmijët, kjo është aventurë. Por, ata kanë nevojë edhe për qëndrueshmëri. Kështu që, tani që vajza është rritur, nuk punoj më në të njëjtën mënyrë si punoja kur isha 25 vjeç”, u shpreh Scarlett.
 
Aktorja është nëna e Rose, 8 vjeç, për të cilën bashkëprindëron me ish-in e saj, Romain Dauriac dhe gjithashtu, së bashku me partnerin aktual, Colin Jost, mirëpritën vitin e kaluar një djalë, të quajtur Cosmo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco