Kylie Jenner dhe Travis Scott 'të dëshpëruar' për të shitur rezidencën e tyre në Beverly Hills

Kylie Jenner dhe Travis Scott 'të dëshpëruar' për të shitur rezidencën e tyre në Beverly Hills

13:25, 05/04/2023
A+ Aa A-

Kylie Jenner, ka ulur çmimin e kërkuar për rezidencën e saj në Beverly Hills, të cilën ajo e zotëron me ish-partnerin e saj Travis Scott. Çifti, i cili u nda në janar, kanë vendosur të ulin çmimin e pronës së tyre me shtatë dhoma gjumi dhe dhjetë banjo nga 21.9 milionë dollarë në 19.9 milionë dollarë për të siguruar një shitje të shpejtë.

Pas pesë muajsh në treg, shtëpia nuk ka gjetur ende një blerës dhe dyshja shpresojnë se ulja e çmimit do të bëjë që të shitet. Sipas mediave të huaja prona ka një hipotekë prej 2.75 milionë dollarësh dhe pjesa e hipotekës së Kylie-t i kushton asaj rreth 21,000 dollarë në muaj, përfshirë interesin dhe taksat.

Rezidenca vjen me një teatër privat, një garazh me tre makina, një oborr të mahnitshëm me një pishinë dhe banjë të stilit turistik. Vetëm suita ka një sipërfaqe masive prej 2,300 metra katrorë, e cila është e njëjta madhësi si një shtëpi mesatare amerikane.

Kylie dhe Travis Scott, të cilët kanë dy fëmijë, thuhet se kishin marrëveshje të ndara jetese edhe para ndarjes së tyre në janar. Travis donte vendin e tij për të ruajtur krijimtarinë e tij, ndërsa Kylie preferoi të fokusohej tek fëmijët e tyre dhe biznesi i saj. Çifti, i cili kishte 5 vite së bashku, u nda për shkak të stileve të ndryshme të jetesës.

Sipas një burimi, “Travis është e kundërta e Kylie-t. Atij i pëlqen të festojë. I njëjti burim pran tyre më herët shtoi se lidhja e tyre “nuk ka qenë kurrë e lehtë” dhe kjo është arsyeja pse ata nuk u martuan kurrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco