Bashkëshorti i Oltës flet për herë të parë për Luizin dhe çfarë mendoi për lojën e aktores në 'BBV'

Bashkëshorti i Oltës flet për herë të parë për Luizin dhe çfarë mendoi për lojën e aktores në 'BBV'

10:06, 03/04/2023
A+ Aa A-

Vendimi i  Olta Gixharit për të lënë përgjys lojën e “Big Brother VIP” shkaktoi goxha reagime në rrjet, pasi aktorja ishte një ndër pretendentet për në finale.

E si një ndër banoret më të komentuara në shtëpi dhe jashtë, pjesë e diskutimeve u bë dhe bashkëshorti i saj Dori.

Së fundmi, ai ka folur në një lidhje telefonike në “E Diell”, ku u pyet se çfarë mendonte për njerëzit që mendonin se nuk ishte Dori ai që kishte shkruar letrën për Oltën.

“Njerëzit kanë të drejtën të mendojnë çfarë të duan, nëse mendojnë se nuk e kam shkruar unë, le t’ja japin dikujt tjetër meritat. Nuk ka problem. Nuk dua të njihem si shkrimtar i mirë”, tha ai.

Më tej Dori u pyet se si i është dukur loja e Oltës në “BBVIP”.

“Kam qenë pak i mërzitur në fillimet e saja pasi për çështje të situatës u ndodh në një pjesë që do dilte keq me se s’bën. Pasi u bë si një tip hakmarrje mes dy gocave dhe njëri do dilte keq. Nga ai moment i mori loja mbrapsht, por e ka rikuperuar”, u shpreh Dori.

Ndër të tjera bashkëshorti i Oltës u ndal dhe tek Luizi teksa tha se ai në atë lojë është perfekt.

“Luizi në atë lojë është perfekt, nuk ke ça t’i thuash”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco