Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

Muaj pas ndarjes, Travis Scott bën 'hapin' e parë, komplimenton publikisht Kylie Jenner

Muaj pas ndarjes, Travis Scott bën 'hapin' e parë, komplimenton publikisht Kylie Jenner

10:03, 03/04/2023
A+ Aa A-

Muaj pasi u raportua se Travis Scott dhe Kylie Jenner ishin ndarë sërish, reperi ka lënë një koment në një postim në rrjetet sociale për Kylie.

Më 1 prill, reperi la një koment në një postim që përmbante foto të Kylie Jenner që u shpërnda në llogarinë e kompanisë së saj Kylie Cosmetics në Instagram.

“Një bukuroshe”, ka shkruar ai krahas imazheve, të cilat tregojnë yllin e Kardashians në prapaskenat e një seti fotografik për linjën e saj të re KYLASH.

Image

Travis, i cili rrallë publikon ndonjë gjë në mediat sociale, ndau komentin e tij më shumë se dy muaj pasi u raportua se ai dhe Kylie ishin ndarë.

Fansat shprehën konfuzion në komentin e Travis për postimin e Kylie. Një person shkroi: Çfarë po bën këtu?

Të tjerë shpresonin se komenti i reperit tregonte se ai dhe Kylie ishin rikthyer bashkë. Nga ana tjetër, Kylie nuk i është përgjigjur komentit të Travis në Instagram.

Kujtojmë se ata janë prindër të vajzës Stormi Webster, 5 vjeç, dhe djalit Aire Webster, 14 muajsh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco