Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

I varur nga bixhozi? Shokët zbulojnë të vërtetën e Luizit

I varur nga bixhozi? Shokët zbulojnë të vërtetën e Luizit

09:33, 11/03/2023
A+ Aa A-

Hapja e kutisë së “Pandorës” nga Luizi disa “Prime” më parë bëri që ai të dërgonte në nominim “kokë më kokë” Oltën, Maestron dhe Kristin, dhe si e mirë takoi dy shokët e tij të ngushtë Jonin dhe Marion.

Këtë dy të fundit pas asaj dalje, kanë realizuar disa intervista ku kanë zbuluar ose shuar pikpyetje në lidhje me banorin e shumëpërfolur të “BBV”.

Së fundmi Joni dhe Mario kanë qenë të ftuar në “Glamour Zone”, ku ndër të tjera i kanë dhënë përgjigje thashethemeve që qarkulluan se Luizi luante bixhoz.

Sa e vërtetë është kjo?

“Kjo nuk është e vërtetë. Ky është një sulm ndaj Luizit, madje personin që e nisi këtë thashethem Bledi Manen, produksioni e futi brenda në shtëpi që t`ia thoshte Luizit në sy. Luizi nuk ka probleme me bixhozin’ u shprehën shokët e tij.

Nga ana tjetër kujtojmë se kutia e “Pandorës” duket se shkoi dëm, pasi Kristi i cili u shpall i eliminuari i asaj nate, përballë Oltës dhe Armaldos, kishte një biletë kthimi. Duke vazhduar kështu rrugëtimin e tij në “BBV”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco