Lajmi i fundit

Fitorja e të djathtës/ Macron shpërndan Parlamentin francez

'Është e tensionuar se nuk ka arritur finalen'/ Meritoni për Eglën: Kam rënë në grackën e saj

'Është e tensionuar se nuk ka arritur finalen'/ Meritoni për Eglën: Kam rënë në grackën e saj

23:00, 18/05/2024
A+ Aa A-

Edhe pse jemi pak ditë larg finales së madhe, debatet në shtëpi nuk kanë munguar.

Ka qenë Meritoni dhe Egla që kanë pasur përplasje të nisura dhe nga prime i kaluar. Meritoni ka këmbëngulur se Egla ka ndryshuar lojë dhe se po viktimizohet, duke shtuar se është në tension sespe nuk ka arritur finalen.

Nga ana tjetër, Egla e ka cilësuar banorin si përndjekës, pasi ai e ka ndjelur gjatë gjithë kohës në shtëpi duke kërkuar debat. I pyetur nga moderatori Ledion Liço nëse ndihet i rrezikuar, Meritoni tha se jo, por u shpreh se ka rënë në grackën e Eglës.

Egla: Një ndjesi shumë e shëmtuar, gjitha dita nga mëngjesi në darkë, duke pasur një njeri që të dhunon psikologjikisht, vërtet një dhunë psikologjike. U mundova me kërcim, apo diçka tjetër për të dalë nga një lloj atmosfere, zgjati deri në darkë, dy vakte që kam ngrënë i kalova duke thënë ‘të lutem mu largo’.

Unë kam thënë që mes Julit dhe Meritonit, e fiton ky i fundit, sepse ka qenë më i aktivizuar në kohë, por kjo peshë që duket këtu. Mendoj që unë ja thashë pastër fare pasi ai u zgjodsh finalist.

Meritoni: Unë e shoh që do të viktimizohet, e shoh të tensionuar sepse nuk është ende finaliste. Kur Ori e ngriti në piedestal duke i thënë super-lojtare doli si e indinjuar, pastaj doli duke i qëndruar afër Françeskës, Heidit pas debateve të forta që kanë paur. Duke bërë punët në shtëpi, kjo që s’ka prekur punë me dorë. Duke i hapur dernë me elegancë Julit, duke i qëndruar afër Romeos.

Egla: Ma shpif kur flet Meritoni.

Meritoni: O top sheqeri i shtëpisë, pse je mërzitur. Kjo po mundohet të arsyetojë gjithë rrugëtimi ne saj, por duke iu larguar asaj që Ori i tha me tëdrejt, super-lojtare.  Ka pësuar ndryshim 360 gradë, nuk është kjo Egla që ofendon etj. Nuk e ndjej veten të rrezikuar, por e pranoj që kam rënë në grackat e Eglës. Është ajo që më ka vërë përndjekës

Egla: Je edhe dhunues në fakt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco