Lajmi i fundit

Ranë në kontakt me energjinë elektrike, vdes pronari i hotelit, 2 punonjës në gjendje të rëndë

 Tha se e kishte kliente, Rezarta Shkurta i kundërpërgjigjet publikisht Meri Shehut

Tha se e kishte kliente, Rezarta Shkurta i kundërpërgjigjet publikisht Meri Shehut

14:49, 19/10/2022
A+ Aa A-

 

Një pjesë e shkëputur gjatë bisedës mes Roza Latiti dhe astrologes Meri Shehur është bërë virale në rrjetet sociale.

Teksa dy vajzat ishin të ftuara në “E Diell”, Roza Lati u shpreh se astrologjinë ia ka mësuar Rezarta Shkurta ndërkohë Meri e ironizoi duke thënë se ajo është një ndër klientet e saj.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar dhe vetë Rezarta e cila tregoi se videon ia kishin dërguar shumë njerëz dhe se duhej te jepte një sqarim. Këngëtarja u shpreh gjatë një postimi në InstaStory se ajo nuk është një kliente e atrologes dhe thekson se një pjesë e mahe e njerëzve që e njohin e dinë dashurinë e madhe që ajo ka për astrologjinë prej 20 vitesh.

“Kjo nuk është një video që më mërziti… Madje më bëri të qesh! E mirëkuptoj që zonja ka dashur të krenohet. Por ajo si astrologe duhet ta dijë mirë se Akrepat i luftonë gënjeshtrat. Zonjën vetëm njëherë e kam takuar, tek kafja e një televizioni pasi ishim të fuara në një shoë! Nëse kjo të bën të jesh kliente, atëherë kjo paska kliente të gjithë të ftuarit aty!”- shkroi Rezarta.

Image

“Gënjeshtra e vogël apo e madhe është gjithmonë e shëmtuar! Duke marrë parasysh që ma keni sjellë kaq shumë herë këtë video, dhe gjithashtu duke qenë gjithmonë e hapur me ju e saqruam edhe këtë. Ata që më njohin prej një jete e dijnë dashurinë time për astrologjinë prej 20 vitesh… Edhe ata të cilët më kanë takuar vetëm njëherë e dijnë se pyetja e parë që bëj është: Çfarë shenje je?”- theksoi ajo.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco