Emocionuan me mbështetjen për të, Sara flet për marrëdhënien me familjen e Ledrit

Emocionuan me mbështetjen për të, Sara flet për marrëdhënien me familjen e Ledrit

14:25, 19/10/2022
A+ Aa A-

Sara Hoxha, e njohur deri më tani si partnerja e Ledri Vulës, së fundmi është angazhuar edhe në garën e kërcimit, “Dancing With The Stars.”

Blogerja në dy paraqitjet e saj ka pasur një mbështetje të madhe nga publiku, duke nënvizuar që kjo është paraqitja e saj e parë në një format televiziv.

Mirëpo, duket se tifozët e saj më të mëdhenj mbeten familja, sidomos ajo e partnerit , madje edhe vajza e saj, Poem.

Së fundmi e ftuar në “Wake Up” Sara ka folur për këtë marrëdhënie e cila është komentuar nga shumë duke u shprehur se këtë mbështetje ajo e ka pasur që në ditën e parë që ka shkuar në atë shtëpi.

“Ata kanë qenë të befasuar, ato nuk e prisnin që unë të dal mirë. Është diçka shumë e bukur, unë jam mësuar që kur jam futur në atë shtëpi.

Edhe në një zënkë me Ledrin ato mbajnë anën time. Unë atë mbështetje do ta kem gjithmonë,”-shtoi Sara.

Siç dihet tashmë, Sara jeton në Kosovë me familjen e Ledrit. Dëshira për të qenë pjesë e formatit të kërcimit, ka pasur edhe shumë sakrifica për blogeren dhe jo vetëm. E pyetur nëse familja e vuajnë faktin që për momentin ajo është shpërngulur në Tiranë, Sara u shpreh:

“E vetmja gjë që kisha problem ishte se jetoja në Kosovë, dhe e mendoja këtë shpërnguljen. E vuajnë. Ajo (Poem) ndenji një muaj me mua kur nuk kishin filluar akoma provat. Por, kur mami im iku në Gjermani dhe Ledrin dhe familjen e tij e mori malli, shkoi atje sërish. Kur Ledri të ikë në Amerikë do e marr prapë. Unë jam e mërzitur, se nuk e kam afër.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco