VIDEO/ Dua Lipa përmend Ismail Kadarenë gjatë fjalimit në 'Booker Prize' në Londër

VIDEO/ Dua Lipa përmend Ismail Kadarenë gjatë fjalimit në 'Booker Prize' në Londër

18:57, 18/10/2022
A+ Aa A-

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka qenë së fundmi e ftuar në ceremoninë e çmimeve “Booker”. Ylli me famë botërore theksoi se leximi e ka ndihmuar atë që të kalonte kohët e vështira në turne dhe të lidhej me trashëgiminë e saj. 27 vjeçarja tha se shkrimi i mirë “ka fuqinë t’i bëjë njerëzit të ndihen mirë”

“Është një nder i madh të jesh në mesin e disa prej mendjeve letrare më të mëdha të botës për të folur për një nga gëzimet më të thella në botë: kënaqësinë e thjeshtë të leximit të një libri,” tha ajo. Gjatë fjalimit të saj, Lipa vlerësoi Ismail Kadarenë, duke përmendur edhe librin e tij “Kështjella”.

Lipa tha se puna e Kadaresë gjithashtu e ndihmoi atë “të lidhej me trashëgiminë dhe identitetin e familjes sime si shqiptarë të Kosovës”.

“Kur kam qenë 11 vjeç, familja ime vendosi të kthehej në Kosovë. Leximi i librave si ‘Kështjella’ i Ismail Kadaresë testoi aftësitë e mia gjuhësore dhe më ndihmoi të lidhesha me prejardhjen e familjes dhe identitetin si shqiptare e Kosovës. Përmes Kadaresë, mësova për shpirtin rezistues të shqiptarëve që e mban akoma Kosovën duke luftuar për njohjen e pavarësisë së saj”, shtoi Dua.


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco