Lajmi i fundit

Ranë në kontakt me energjinë elektrike, vdes pronari i hotelit, 2 punonjës në gjendje të rëndë

Zayn Malik nuk njihet me ndryshimin e fundit, artisti lyen flokët ngjyrë rozë

Zayn Malik nuk njihet me ndryshimin e fundit, artisti lyen flokët ngjyrë rozë

19:35, 28/07/2022
A+ Aa A-

Këngëtari 29 vjeçar Zayn Malik zbuloi në një postim në Instagram se i ka lyer flokët e tij rozë të ndezur. 

Megjithatë ndryshimi mund të mos jetë një surprizë e madhe për fansat e tij pasi Zayn është shfaqur me flokët rozë edhe më parë. Në fakt, ai ka luajtur shpesh me look-un e tij ndër vite, duke provuar gjithçka, nga ngjyra blu, bjonde dhe jeshile deri te qethja 0 apo flokët e gjatë.

Është shumë e rrallë që Zayn të postojë foto në Instagramin e tij. Megjithëse ai duket se është i prirur kohët e fundit të publikojë selfie. Më 16 korrik, Zayn ndau për herë të fundit një foto të tij si brun dhe me flokë të gjata. Këngëtari i “Dusk Till Dawn” kishte veshur një këmishë ngjyrë të kuqe dhe të verdhë.

Ish-anëtari i ‘One Direction’ gjithmonë ka dashur ta mbajë jetën e tij personale larg vëmendjes së mediave.

Ai u nda nga Gigi Hadid vjeshtën e kaluar. Lajmet për ndarjen erdhën pasi Zayn u akuzua për dhunë ndaj nënës së modeles, Yolanda Hadid gjatë një mosmarrëveshjeje të supozuar familjare në shtëpinë e ish-çiftit në Pensilvani në shtator 2021. Zayn nuk pranoi të kundërshtonte katër akuza për dhunë në tetor 2021. Megjithatë, bashkëprindërimi i tij dhe Gigi për vajzën Khai po shkon shumë mirë.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco