Loredana, shkaku i prishjes së marrëdhënies me Mozzik? Ja çfarë thotë Noizy

Loredana, shkaku i prishjes së marrëdhënies me Mozzik? Ja çfarë thotë Noizy

19:00, 28/07/2022
A+ Aa A-

“Heart Attack” është një nga bashkëpunimet më të dëgjuara këtë verë! Kënga e Noizy-t me Loredanën gjithashtu ka arritur të rrëmbejë miliona klikime në Youtube.

Mirëpo, prishja e marrëdhënies së Noizy-t dhe Mozzik ka marrë vëmendjen e të gjithëve! Madje, edhe kënga e dy reperëve “Bonjour Madame” është fshirë nga Youtube. Po si ndodhi e gjitha kjo histori?

Por sot, reperi mjaft i njohur Noizy ka rrëfyer detaje lidhur me këtë ngjarje.

Image

Për emisionin “Ditë pas Dite”, ai ka thënë se e gjitha ka lidhje vetëm me çështje biznesi dhe moskorrektësi nga ana e reperit Mozzik. Ai tha Loredana nuk ka të bëjë fare.

Image

Ja biseda që u zhvillua në studio:

Moderatorja: Strategji marketingu ishte kënga me Mozzik që e hoqe?

Noizy: Jo

Moderatorja: Ky ishte vendim personal

Noizy: Nuk e di kush e ka bërë e ça ka bërë, por ndoshta ka të bëjë me marrëveshjet që nuk janë respektuar. Korrektësia, nga ana ime nuk ka patur asnjë lloj çalimi, kam qenë korrekt deri në fund dhe në momentin kur ti prish marrëveshjen, ndodhin këto pakënaqësitë

Moderatorja: Disa shohin këtë anën rozë, jo Loredana…

Noizy: Jo nuk ka të bëjë fare, është thjesht çështje biznesi ku pala tjetër nuk i ka ndenjur korrekte

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco