'Një dokumentar'? Pas ‘Alpha Show’, Noizy ka gati surprizën e radhës për të gjithë fansat e tij

'Një dokumentar'? Pas ‘Alpha Show’, Noizy ka gati surprizën e radhës për të gjithë fansat e tij

18:30, 28/07/2022
A+ Aa A-

Një dokumentar?! Po po, e lexuat mire! Së shpejti, artisti i njohur Noizy ka treguar se të gjithë jetën e tij duke filuar nga sfidat si një refugjat në Angli deri në revolucionin e padiskutueshëm në muzikë do ta tregojë në një dokumentar .

Në intervistën e zhvilluar në “Ditë pas Ditë’ Noizy ka ndarë këtë lajm më të gjithë fansat e tij.

"Mbaj mend kur ne po ndërtonin shtëpinë në Sukth, mbaj mend rugën kur ne po shkonim në Angli, mbaj mend mirë bullizmin në Angli ose termin malok që më thonin dhe kur ika në ‘Katundin e ri’ në fshatin e babit e kuptova se ata kalamajt e katundit bënin gjithë ditën punë, e kuptova se çfarë hanin dhe me çfarë merreshin. Kur u ktheva në qytet e kuptova ndryshimin dhe më vriste sedra shumë se unë jam shumë tip i turpshëm. Do s’do këto të mbesin trauma dhe pastaj erdhi momenti kur ne po formonim grupin dhe një pjesë të mirë të ditës ne e kalonim në shkollë.

Image

Jeta ime është një film dhe kemi goxha për të folur në këto dokumentare madje mendoj ti ndaj në tre episode, njëra ishte kur isha në Shqipëri, e dyta kur unë u largova si refugjat në Angli dhe pjesa e tanishme e suksesit-u shpreh ai.

Meqënëse karriera e tij tashmë është një nga më të suksesshmet në tregun kombëtar, reperi ka treguar se në fillimet e tij askush nuk besonte tek ai, madje as familja.

“Duke nisur nga prindërit meqenëse mamaja ishte ekonomiste dhe babi regjisor nuk besonin shumë në muzikë, madje mbaj mend që babi me thoshte kam një lokal eja dhe menaxhoje lërë muzikën. Kishte shumë nga ata që nuk besonin se unë do të bëja një revolucion në muzikë dhe si vlerë monetare pasi nga muzika janë bërë edhe shumë biznese.

Ndër të tjera ai tregoi se Noizy dhe Rigelsi sipas tij janë dy personalitete të ndryshëm që jo të gjithë kanë mundësi ta njohin veç ekranit.

“Noizy është cuni i ekranit dhe Rigelsi është ai djali ‘i fshehur’ të cilin nuk kanë mundësi ta takojnë të gjithë, pasi nuk dua që ta njohin Rigelsin. Këtë kanë mundësinë ta njohin vetëm ata që janë pjesë e rrethit tim dhe familja ime, askush tjetër”-ka përfunduar ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco