Reperi i njohur shqiptar nis studimet universitare, bashkëshortja e tij emocionon me dedikimin

Reperi i njohur shqiptar nis studimet universitare, bashkëshortja e tij emocionon me dedikimin

18:04, 28/07/2022
A+ Aa A-

Reperi Vig Poppa është një artist mjaft i dashur për publikun shqiptar. Ai prej kohësh jeton së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët në Suedi.

Mirëpo, së fundmi reperi ka shënuar një tjetër arritje në jetë.

Raportohet se ai është pranuar që të studiojë në universitetin suedez. Lajmi u bë me dije nga gruaja e tij në rrjetin social “Instagram”.

”Dashuria ime, ja dole! U zhvendose në një shtet tjetër, mësove një gjuhë të re, rrite fëmijët, studiove me kohë të plotë dhe tashmë je pranuar universitetin suedez, në katër vjet! Po tallesh? Po fiton në jetë dhe jam tejet e lumtur ta ndaj atë me ty”, shkruan ajo.

Në një intervistë, më herët, ai ka treguar se si humbi 45 kilogramë.

“Deri tash i kam humbur 45 kilogramë, me ushtrime e jetesë të shëndetshme”, ka thënë Vig Poppa.

Image

Gjithashtu, artisti shpjegoi se jetesa në Suedi e ka ndihmuar që të përmirësojë shëndetin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco