'Më thonë shpesh,erdhi koha që të.../ Noizy flet për jetën e tij private dhe zbulon dëshirën e familjes

'Më thonë shpesh,erdhi koha që të.../ Noizy flet për jetën e tij private dhe zbulon dëshirën e familjes

17:26, 28/07/2022
A+ Aa A-

Sa i përket jetës së tij private, Noizy ka treguar se e gjithë familja e tij i kanë kërkuar që të martohet pasi tashmë është koha e duhur, por duke qenë shumë i ngarkuar me karrierën e tij kjo e ka penguar disi.

‘Noizy është goxha problem, unë jam gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe kur Noizy do të jetë i lidhur me dikë nuk dua që ajo të jetë e famshme. Unë nuk po kërkoj një vajzë tani, por dua që ajo të vijë në kohën e duhur. Nuk dua të jetë e angazhuar në showbiz apo ndonjë fushë tjetër sepse dy “Noizy” në shtëpi është e mundur. Për momentin për mua nuk është parim kjo sepse nuk më mungon shumë në jetë, thjesht po pres kohën e duhur.

Image

E pyetur nga moderatorja e programit lidhur me grupin e tij “OTR” i cili realisht ka mbledhur një numër të konsiderueshëm fansash në mbarë Shqipërinë reperi është shprehur se mes tyre tashmë ekziston një lidhje e ngushtë jo vetëm muzikore por edhe shoqërore.

“Lideri dhe dashuria që kemi brenda grupit ka të bëjë shumë, Ne nuk jemi bërë bashkë nga muzika, pra nuk na ka bashkuar muzika por që nga viti 1997 qëkur ne ishim në Angli atje ishte një mode që të ishim një grup dhe në lagjen kur unë u rrita kjo ishte e nevojshme. Ne kishim mirëkuptim me njëri-tjetrin dhe shumë njerëz kanë hyrë dhe janë bërë pjesë e jona, ndonëse jo të gjithë prej tyre kanë dashur që të përfundojnë si Noizy pasi disa prej tyre janë martuar apo kanë bërë fëmijë duke krijuar familje, madje disa të tjerë janë larguar totalisht nga ekrani”-është shprehur ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco