Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kourtney akuzon serialin e familjes 'The Kardashians' për prishje imazhi

Kourtney akuzon serialin e familjes 'The Kardashians' për prishje imazhi

09:14, 09/06/2022
A+ Aa A-

Kourtney Kardashian akuzon redaktorët e serialit “The Kardashians” Hulu për joprofesionalizëm.

Sipas yllit të këtij seriali, ato janë munduar të nxjerrin vetëm anën negative të saj. Gjatë episodit të fundit të serialit Hulu, 43-vjeçarja zbuloi se nuk ishte e kënaqur me mënyrën se si doli pjesa përfundimtare e episodit të fejesës së saj dhe Travis Barker.

Teksa fliste me shoqen Stephanie Shepherd, Kourtney tha se ajo dhe bateristi “kalojnë kohën më të mirë ndonjëherë” në xhirimin e reality show-t, por janë “aq të mërzitur” nga redaktimi i episodeve.

“Ata po na përfshijnë në këtë dramë,”– tha Kourtney në episod. “Sidomos kur pashë episodin tim të fejesës, redaktorët apo kushdo tjetër.”

Më tej Kardashian shprehet se redaktorët kanë thënë: “Le ta marrim Kourtney-n, ajo është mbretëresha e dramës gjatë xhirimeve të emisionit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco