Bota mban frymën, nis finalja e madhe Spanjë-Argjentinë, Messi vs Yamal një duel ‘yjesh’

Bota mban frymën, nis finalja e madhe Spanjë-Argjentinë, Messi vs Yamal një duel ‘yjesh’

19:25, 19/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Janë publikuar formacionet zyrtare për finalen e madhe të Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, një përballje që do të zhvillohet në ‘MetLife Stadium’ të Nju Xhersit.

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, nuk ka bërë ndryshime në formacionin titullar, duke i besuar të njëjtit ekip që luajti në çerekfinale dhe gjysmëfinale. “La Roja” zbret në fushë me: Unai Simón; Pedro Porro, Cubarsí, Laporte, Cucurella; Rodri, Fabián; Lamine Yamal, Dani Olmo, Baena; Oyarzabal.

De la Fuente vazhdon t’i besojë Fabián Ruiz në mesfushë përkrah Rodrit, ndërsa Pedri nis përsëri nga stoli. Në formacion mbeten gjithashtu të pandryshuar Pedro Porro në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe Dani Olmo në rolin e organizatorit pas sulmuesit.

Nga ana tjetër, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka vendosur të bëjë tri ndryshime në kërkim të trofeut të dytë radhazi botëror pas triumfit në Katar 2022.

Formacioni i Argjentinës: Emiliano Martínez; Gonzalo Montiel, Cristian Romero, Lisandro Martínez, Nicolás Tagliafico; Rodrigo De Paul, Enzo Fernández, Alexis Mac Allister, Nicolás González; Lionel Messi, Julián Álvarez.

Ndryshimi i parë vjen në krahun e djathtë të mbrojtjes, ku Gonzalo Montiel rikthehet titullar në vend të Nahuel Molina-s. Montiel fitoi besimin e Scalonit pas paraqitjes së tij pozitive në pjesën e dytë të ndeshjes së fundit.

Në mesfushë rikthehet Rodrigo De Paul, i cili ishte lënë në stol ndaj Anglisë, por ndikoi shumë pas hyrjes në fushë. Karakteri dhe përvoja e tij në ndeshje të mëdha kanë bindur Scalonin që ta aktivizojë nga minuta e parë.

Surpriza më e madhe është mungesa e Leandro Paredes, i cili nuk ishte në gjendjen optimale fizike. Në vendin e tij aktivizohet Nicolás González, duke i dhënë Argjentinës më shumë forcë dhe ritëm në krah.

Finalja pritet të jetë një duel mes dy filozofive të ndryshme: Spanja e bazuar te kontrolli, teknika dhe qarkullimi i topit, përballë Argjentinës së Messit, një skuadër me eksperiencë, karakter dhe mentalitet fituesi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco