Finalja e Kupës së Botës 2026 nuk dhuroi vetëm emocione në fushë, por edhe një moment që po konsiderohet simbolik për të ardhmen e futbollit.
Menjëherë pas fitores 1-0 të Spanjës ndaj Argjentinës, Lamine Yamal iu afrua Lionel Messit dhe e përqafoi kapitenin argjentinas, i cili ishte i shtrirë në fushë i zhgënjyer nga humbja.
Pamja u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, ku shumë tifozë e interpretuan si një "dorëzim simbolik të stafetës" nga legjenda argjentinase te talenti që po udhëheq brezin e ri të futbollit.
Lamine Yamal comforting Lionel Messi after the final is easily the most wholesome moment you’ll see today. 🥹❤️ pic.twitter.com/efGNbaWc4A
— MC (@CrewsMat10) July 19, 2026
Momenti mori edhe më shumë peshë për shkak të fotografisë së famshme të vitit 2007, ku Messi pozonte me Yamalin ende foshnjë gjatë një fushate të UNICEF-it.
Ajo fotografi, që dikur dukej krejt e zakonshme, sot konsiderohet një nga rastësitë më të bukura në historinë e futbollit.
Për Messin, humbja në "MetLife Stadium" ishte një zhgënjim i madh, pasi Argjentina nuk arriti të mbrojë titullin botëror të fituar në vitin 2022.
Në fund të ndeshjes, trajneri Lionel Scaloni kërkoi që skuadra e tij të vlerësohej për gjithçka kishte arritur gjatë viteve të fundit, ndërsa e ardhmja e tij dhe e Messit me kombëtaren mbetet ende e paqartë.
Nga ana tjetër, Spanja feston lindjen e një epoke të re, me Lamine Yamalin që shihet si lideri i brezit të ardhshëm të kampionëve.
© SYRI.net