Triumfi në Kupën e Botës 2026 i ka siguruar Spanjës një vend mes skuadrave më legjendare në historinë e futbollit.
Revista prestigjioze “Sports Illustrated” ka publikuar renditjen e 10 kombëtareve më të mira të të gjitha kohërave në Botëror, ku "La Roja" e Luis de la Fuente zë vendin e nëntë.
Sipas revistës amerikane, Spanja nuk ishte favoritja kryesore para nisjes së turneut, pasi Franca, Anglia dhe Argjentina konsideroheshin pretendentet kryesore.
Megjithatë, pas barazimit befasues në ndeshjen hapëse ndaj Kepit të Gjelbër, spanjollët dominuan kompeticionin dhe fituan titullin botëror duke pësuar vetëm një gol gjatë gjithë turneut, një rekord absolut për një skuadër kampione.
Në analizën e saj, "Sports Illustrated" veçon mesfushën e jashtëzakonshme me Rodrin dhe Pedrin, paraqitjet e Marc Cucurellas në krahun e majtë, si dhe sigurinë në mbrojtje të dyshes Pau Cubarsi-Aymeric Laporte.
Po ashtu, portieri Unai Simon vlerësohet për shtatë ndeshje pa pësuar gol.
Në krye të renditjes qëndron Brazili legjendar i vitit 1970, i konsideruar nga shumë si skuadra më e mirë në historinë e futbollit.
Pas tij renditen Gjermania Perëndimore e vitit 1974 dhe Franca kampione e vitit 1998, ndërsa Spanja kampione e vitit 2010 pozicionohet në vendin e katërt.
Në listën e dhjetë më të mirave bëjnë pjesë gjithashtu Hungaria e vitit 1954, Brazili i viteve 1958 dhe 2002, Holanda revolucionare e vitit 1974 dhe Argjentina kampione e vitit 1986 e udhëhequr nga Diego Armando Maradona.
Renditja e 10 kombëtareve më të mira në historinë e Kupës së Botës sipas Sports Illustrated:
Brazili (1970)
Gjermania Perëndimore (1974)
Franca (1998)
Spanja (2010)
Hungaria (1954)
Brazili (1958)
Brazili (2002)
Holanda (1974)
Spanja (2026)
Argjentina (1986)
© SYRI.net