Futbollisti i Argjentinës, Leandro Paredes, u tërbua pas humbjes dhe inatin e tij ja nxorri mesfushorit të Spanjës, Gavit.
Pasi u qetësua, ai ka shpjeguar për mediat arsyen pse e goditi mesfushorin.fdhgh
“Pas fishkëllimës së fundit, i pashë duke festuar pikërisht në fytyrën time. Në atë moment, ndjeva mungesë respekti. Duhet ta respektosh kundërshtarin tënd, veçanërisht pas një ndeshjeje të tillë.
Nuk jam krenar për mënyrën se si reagova. Dua të them se më vjen keq për këtë. Por në ato momente, është shumë e vështirë të kontrollosh emocionet e tua. Jep gjithçka në fushë dhe kur diçka e tillë ndodh para teje, është e vështirë të qëndrosh i qetë. Ndoshta e teprova reagimin dhe pranoj pasojat. Por gjithashtu besoj se duhet të ketë respekt të ndërsjellë midis lojtarëve. Futbolli është emocional, veçanërisht në ndeshjet e mëdha. Ndonjëherë gjërat shkojnë shumë larg dhe për fat të keq, ky ishte një nga ato momente”, deklaroi ai.
Ndërkohë nga ana tjetër, Gavi e anashkaloi incidentin duke ndarë në Instagram një foto me trofeun e Kupës së Botës.
“Unë ende po ëndërroj… Ne jemi… KAMPIONË BOTE!!!!”, shkruan spanjolli.
© SYRI.net