Futbollisti Mateo Mezini, i ftuar në emisionin e Eneida Ndocit në SYRI TV, analizoi finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Spanjës, duke theksuar se ndeshja pritet të vendoset nga cilësia individuale e futbollistëve dhe pesha historike e dy fanellave.
Sipas Mezinit, Lionel Messi mbetet lojtari vendimtar për Argjentinën dhe faktori kryesor që mund ta udhëheqë ekipin drejt një tjetër triumfi botëror.
Ai e cilësoi Spanjën si surprizën më të madhe të këtij Botërori, ndërsa shtoi se përballja do të jetë një "luftë fanellash", ku në fund do të peshojë historia, përvoja dhe klasi i lojtarëve në momentet vendimtare.
Intervista në studio:
Mezini: Atëherë, të flasim për faktorët që mund të vendosin këtë sfidë janë të shumtë, por një nga faktorët kryesorë mund të vendosja lojtarët individualë, që tashmë dihet që me klasin e Lamine Yamal, Nico Ëilliams, Dani Olmo... nga ana tjetër Messi. Thjesht mendoj se një ndeshje e luftuar, siç do jetë kjo e Spanjës me Argjentinën, me një kulturë futbolli ndryshe, le të themi, do përcaktohet nga individualizmi i lojtarëve më teknikë që mund të kenë të dyja ekipet.
Ndoci: A mendon që do të jetë kjo një finale përvojës e Argjentinës apo e brezit të ri të Spanjës? Pra, kush mendon që do të jetë pak më luftarak në fushë?
Mezini: Mendoj se përvojën mund ta them të paktën në botërorin e fundit tek Argjentina, teksa vjen si kampione e botës në këtë finale tjetër. Por mendoj se do jetë një luftë fanellash, një luftë historie, një luftë fanellash mbi të cilat janë veshur emra me shumë histori dhe emrat më të mëdhenj. Mendoj se, po e bashkëngjis me pjesën e individualitetit të lojtarëve, mendoj se diferencën do ta bëjë ky fakt dhe të shohim se në fund fare kush fanellë do peshojë më tepër, ajo e Argjentinës si kampione e botës apo e Spanjës si një finaliste e këtij botërori.
Ndoci: A ishte e pritshme një duel i tillë për finalen e Kupës së Botës, apo ka qenë surprizë beteja mes dy skuadrave?
Mezini: Duke parë se Argjentina vjen si një favorite e kaluar e botërorit, vjen si kampione në fuqi në këtë finale botërori, ne mund të shikonim një favorite absolute të paktën për finale, mund të shikonim Francën, duke parë kontingjentin që kishte midis saj dhe grumbullimin e lojtarëve. Por në momentin që askush nuk po fliste për një Spanjë të tillë, ja ku finalja përcaktoi që Argjentina doli e drejtë në këtë finale duke ardhur si kampione dhe Spanja doli, po themi, mund ta cilësoja një surprizë jashtë parashikimeve të çdo kujt që mund të shikojë futboll dhe mund ta parashikonte diçka të tillë.
Ndoci: E qartë. Ndalemi pak tek emrat konkretë. Konkretisht Lionel Messi, a mendon që do të jetë vendimtar, ose sa vendimtar do të jetë Messi në një tjetër finale botërori dhe a mund ta mbyllë ai karrierën ndërkombëtare në mënyrën më të lavdishme? Pra, nëse do të ketë një fitore, se ishte pak e dhimbshme dhe e trishtë, le të themi, largimi i Cristiano Ronaldos nga fusha e blertë së fundmi.
Mezini: Atëherë, se kush është Messi dihet, se çfarë ka bërë Messi për Argjentinën dhe në Evropë më gjerë, kuptohet dhe dihet qartë. Messi është lojtari më i mirë në botë për këto momente dhe për shumë histori çfarë ka lënë pas. Mendoj se Messi e ka treguar që nga fillimi i këtij botërori që ka qenë një faktor kyç, le të shohim dhe moshën që ai ka dhe të shohim dhe klasin që ai ka për të vazhduar dhe për ta udhëhequr, ta marrë, si i themi, dorë për dore Argjentinën për ta dërguar në finale. Mendoj se Messi do jetë faktori më i rëndësishëm i asaj kombëtareje të Argjentinës, duke ditur dhe influencën që ka kundrejt kombëtares, kundrejt vendit të tij. Messi mendoj se do jetë, mos them do ta kalojë dhe Kylian Mbappe sot me golaverazh dhe do të jetë kryegolashënuesi i këtij botërori.
© SYRI.net