'Ju jeni ujq nën atë lëkurë deleje' - Partia gjermane e ekstremit të djathtë kritikohet ashpër Udhëheqësit e partisë 'Alternativa për Gjermaninë', Alice Weidel dhe Alexander Gauland

'Ju jeni ujq nën atë lëkurë deleje' - Partia gjermane e ekstremit të djathtë kritikohet ashpër

10:41, 19/01/2024
A+ Aa A-

Partia Alternativa për Gjermaninë ka thënë se nuk kishte lidhje organizative apo financiare me atë aktivitete dhe se nuk ishte përgjegjëse për atë që u diskutua gjatë takimit.

Partitë qeverisëse të Gjermanisë kanë sulmuar një parti opozitare të ringjallur të ekstremit të djathtë lidhur me një lajm se ekstremistët u takuan kohët e fundit për të diskutuar dëbimin e miliona emigrantëve, përfshirë edhe disa me nënshtetësi gjermane, gjë që ka çuar në një sërë protestash ditët e fundit.

Gazeta  Correctiv javën e kaluar raportoi mbi këtë takim të pretenduar të së djathtës ekstreme në mujin nëntor, ku tha se morën pjesë figura nga Lëvizja ekstremiste “Identitarian Movement” dhe nga “Alternativa për Gjermaninë” e ekstremit të djathtë ose AfD.

Një anëtar kryesor i Lëvizjes Identitare, shtetasi austriak Martin Sellner, prezantoi vizionin e tij të "riemigrimit" për dëbimet.

Sondazhet kombëtare e tregojnë aktualisht AfD në vendin e dytë me mbështetje prej mbi 20%, prapa bllokut kryesor të opozitës së qendrës së djathtë, por përpara partive në koalicionin qeverisës jopopullor të qendrës së majtë të kancelarit Olaf Scholz.

Partia është edhe më e fortë në tri rajone në lindjen ish-komuniste të vendit, të cilët do të zhvillojnë zgjedhjet shtetërore në shtator

AfD ka kërkuar të distancohet nga takimi, duke thënë se nuk kishte lidhje organizative apo financiare me aktivitetin, se nuk ishte përgjegjëse për atë që u diskutua atje dhe se anëtarët që morën pjesë e bënë këtë me [ërfaqësim thjesht personal.

Megjithatë, bashkë-udhëheqësja e AfD-së, Alice Ëeidel, ka veçuar një këshilltar, Roland Hartëig, i cili ishte atje - ndërkohë që ka dënuar vetë raportimin.

Ditët e fundit, “kemi dëgjuar frikë dhe shqetësime; ne kemi parë që, në tavolinat e kuzhinës në Gjermani, qytetarët gjermanë po diskutojnë çështjen nëse duhet të ikin nga vendi i tyre,” tha Lars Klingbeil, bashkë-udhëheqësi i Social Demokratëve të Scholz-it, në parlament të enjten.

“Ju jeni ujq nën lëkurën e deleve, por unë po ju them se fasada juaj ka filluar të shkërmoqet,” u tha ai ligjvënësve të AfD.

Konstantin Kuhle, një ligjvënës i lartë me Demokratët e Lirë, një nga partnerët e koalicionit të Scholz, tha se takimi i raportuar tregoi se AfD po punon për të shërbyer si "përfaqësuese qytetare" për ekstremistët e krahut të djathtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco