Abbas dhe Hamas mirëpresin vendimin e Spanjës, Irlandës dhe Norvegjisë për njohjen e shtetit palestinez

Abbas dhe Hamas mirëpresin vendimin e Spanjës, Irlandës dhe Norvegjisë për njohjen e shtetit palestinez

11:48, 22/05/2024
A+ Aa A-

Vendimi i Irlandës, Norvegjisë dhe Spanjës për njohjen e shtetit palestinez u mirëprit ngrohtësisht nga presidenti i Autoritetit Kombëtar Palestinez, Mahmud Abbas dhe Hamasi.

Sipas njoftimit të zyrës së Abasit, “vendimi historik i tre vendeve” i cili do të zyrtarizohet të martën e ardhshme, më 28 maj, kontribuon “në shenjtërimin e të drejtës së popullit palestinez për vetëvendosje në tokën e tyre dhe për të marrë masat reale për të mbështetur zbatimin e zgjidhjes me dy shtete”.

Hamasi nga ana e tij njoftoi se mirëpret vendimin e Spanjës, Norvegjisë dhe Irlandës për të njohur shtetin palestinez.

“Ky është një hap i rëndësishëm në rrugën për të siguruar të drejtën e popullit palestinez për tokën e tyre, duke përfshirë krijimin e një shteti të pavarur palestinez me Jerusalemin si kryeqytet “, tha organizata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco