Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Në shtator mbyllen 163 qendra shëndetësore në fshatra Qendër spitalore në Elbasan

Në shtator mbyllen 163 qendra shëndetësore në fshatra

14:09, 16/08/2017
A+ Aa A-

Premtimet për të çuar shërbimin mjekësor falas deri në skajet më të largëta të vendit, po zëvendësohen me projektet për ta hequr këtë shërbim edhe nga zonat rurale, duke e përqendruar atë në ambulancat dhe spitalet e qyteteve e të rretheve. Nga burime të “Telegraf”, thuhet se kryeministri ka në tavolinë një projekt për të pakësuar numrin e qendrave mjekësore në ish-­komuna.

“Shënjestra” e mbylljes ambulancat e fshatrave, në të cilat nuk do të ketë më mjekë, mami e infermierë, për shkak të një skeme të re “rilindëse” të shërbimit mjekësor në Shqipëri. Sipas kësaj skeme, afro 60% e qendrave të banuara në zonat rurale, të cilat deri tani e kanë nga një qendër shërbimi mjekësor, nuk do ta kenë më. Në gjithë Shqipërinë, projekti parashikon të mbyllë 163 qendra të tilla mjekësore të grup­fshatrave ose fshatrave të mëdha!

Shkak është varfëria buxhetore e shtetit për të përballuar pagat dhe shpenzimet mjekësore për këto qendra! Thuhet se për çdo 2 komunë në kufi me njëratjetrën, do të ketë vetëm nga 1 mjek dhe nga 1 infermier, të cilët duhet të përballojnë gjithë nevojat e zonave, gjë që nuk mund të realizohet as me shkuarje 1 herë në javë në çdo fshat e lagje të banuar fshatrash! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco