Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ja pse Mesdheu goditet vazhdimisht nga tërmetet

Ja pse Mesdheu goditet vazhdimisht nga tërmetet

22:54, 15/10/2016
A+ Aa A-

Pellgu i Mesdheut është historikisht ndër më të goditurit prej tërmeteve në shkallë botërore, pasi ndodhet në pikën e bashkimit të dy pllakave të mëdha tektonike.

Historikisht aktiviteti sizmik përreth Kretës ka ngritur breshëri tërmetesh dhe kjo mund të rrisë rrezikun e ardhshëm të tërmeteve dhe tsunami në këtë rajon, thuhet në një njoftim të botuar në Nature World News.

Disa pllaka tektonike që ndodhen në pellgun e Mesdheut, shkaktohen nga përplasja e pllaka afrikane dhe euroaziatike. Ndërsa shkencëtarët kanë qenë gjithnjë të vetëdijshëm se përplasja mes dy pllakave mund të bëjë pjesën lindore të këtij detit dhe tokës zonë të ndjeshëm ndaj tërmeteve.

Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se në 50.000 vitet e fundit, pjesa perëndimore dhe lindore e Kretës kanë lëvizur me rreth 328 këmbë mbi nivelin e detit, duke rritur atje numrin e tërmeteve.

Shqipëria është goditur nga disa tërmete shkatërrimtare gjatë shekullit të shkuar. Më i fuqishmi mbetet tërmeti i vitit 1905 në Shkodër, prej 6,6 sipas shkallës rihter, i cili la 200 të vdekur dhe mbi 500 të plagosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco