Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vdekshmëria e grave shtatzënë, OBSH: Shqipëria, vendi i parë në Rajon

Vdekshmëria e grave shtatzënë, OBSH: Shqipëria, vendi i parë në Rajon

16:52, 19/12/2016
A+ Aa A-

Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon për sa i përket raportit të vdekshmërisë së grave gjatë ose pas shtatzënisë si pasojë e ndërlikimeve shëndetësore.

Kjo është statistika zyrtare e raportit World Health Statistics (Statistikat Botërore të Shëndetësisë) për vitin 2016 të “Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)”. Në Shqipëri, raporti i vdekshmërisë së grave si pasojë e ndërlikimeve shëndetësore, gjatë ose pas shtatzënisë është 29 në 100 mijë gra.

Renditja e Shqipërisë në rajon gjithashtu është nga më të këqijat, duke u renditur e 44-ta nga 49 vende të Evropës.

Raporti i vdekshmërisë së grave gjatë ose pas shtatzënisë, sipas OBSH-së përkufizohet si: vdekja e një gruaja ndërsa është shtatzënë ose brenda 42 ditëve nga mbarimi i shtatzënisë, pavarësisht zgjatjes apo vendit të shtatzënisë, nga çdo shkak që lidhet me ose përkeqësohet nga shtatzënia ose mënyra e jetesës gjatë shtatzënisë por jo nga aksidente apo shkaqe rastësore. /BW

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco