Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Debati/20 mijë persona u hoqën nga ndihma ekonomike, tregohen fakte rrëqethëse

Debati/20 mijë persona u hoqën nga ndihma ekonomike, tregohen fakte rrëqethëse

22:22, 22/02/2018
A+ Aa A-

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, paraqiti mbrëmjen e sotme disa raste rrëqethëse të personave që kanë dal jashtë sistemit të ndihmës ekonomike. Sipas Spahiut, sistemi i kësaj qeverie po dënon shumë më shumë se 20 mijë personat që po deklarohen.

“Kjo është çështje shumë e ndjeshme. Më vjen keq që në vitin 2018 ka ende histori të tilla. Opinioni publik duket i lodhur dhe është lodhur qëllimisht…është një person që drejton gjithccka, ska qeveri as Kuvend.

20 mijë persona që u lanë jashtë nga skema janë pak, janë shumë më shumë qytetarë që po e pësojnë nga ky personi që është në krye.

Pra, është një gjendje kaotike me të varfërit. Avokati i Popullit ka nxjerrë një akt kërkesë për vlerësimin e minimumit jetik…”, tha Spahiu.

Ndërsa, deputetja e PD-së, Oriola Pampuri , në studion e Oraneës, tha se shumica e personave që janë përjashtuar nga ndihma sociale i plotësojnë të gjitha kriteret.

 “Lidhur me personat që kanë abuzuar me ndihmën ekonomike. Kryeministri tregoi Dragushin, por unë do tregoj këtë familjen këtu, të cilën Kryeministri nuk e ka vizituar.

Në familjet që unë kam vizituar nuk shikoj mashtrues. Janë 8 mijë familje që jetojnë me njërin prind. Njoh disa nëna të cilave u është hequr ndihma ekonomike. Në Peshkopi një nënë me gjashtë fëmijë më shkruan se s’ka asnjë mundësi tjetër përveçse të vetëvritet”, tha Pampuri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco